Ajo ka krijuar tashmë një emër të madh në industrinë e modës me markën e saj të quajtur “Victoria Beckham”.

E megjithatë, ajo nuk është vetë një dizenjuese, por edhe modele. Posh ka pozuar tepër seksi këtë herë për revistën Vogue në Spanjë.

Advertisement

43-vjeçarja duket provokuese veshur vetëm me një bodysuit ngjyrë nude.

Ndryshe, Victoria, edhe pse është nënë e katër fëmijëve me bashkëshortin e saj David Beckham, ka arritur t’i ruajë shumë mirë format trupore.