E nisim nga:
1.Haribot, të cilat bëhen me të njëjtin dyll që përdoret edhe për makinat, ndërsa xhelatina me shije frutash në përgjithësi prodhohet nga lëkura dhe kockat e derrave apo bagëtive të tjera.
2. Karrotat fillimisht kishin ngjyrë vjollcë.
3. Mjalti prodhohet nga nektari dhe jashtëqitja e bletëve.
4. Një herë e një kohë, çokollata përdorej si monedhë shkëmbimi nga Aztekët. Kjo pasi ata nuk mund të rrisnin kakaon në Meksikën qendrore.
5. Shkencëtarët mund ta kthejnë gjalpin e kikirikut në diamantë.
Për shkak të sasisë së madhe të karbonit që gjendet në gjalpin e kikirikut, kërkuesit janë në gjendje ta shndërrojnë këtë masë gjalpi në diamantë duke e lidhur me karbonin. Gjithsesi, ky transformim është goxha i ngadaltë.
6. Pasta dhe pluhuri i kuq i përdorur në shumë ëmbëlsira bëhet nëpërmjet zierjes së insekteve, si për shembull buburrecave.
7. Rrushi shpërthen nëse e vendos në mikrovalë.
8. Për shkak të lidhjeve kimike dhe sasisë së ujit që patatet kanë, ato janë në gjendje të reflektojnë dhe të thithin valët në të njëjtën mënyrë si njerëzit. Kjo veti shfrytëzohet nga Boeing Company për të testuar sinjalet e Wi-Fi në fluturim.
9. Keku e ka marë emrin nga receta e tij.
Keku rrethor që të gjithë e bëjmë në shtëpi, në anglisht quhet “Pound cake”. Këtë emër e mori nga receta fillestare e cila kërkonte një pound gjalp, një pound vezë, një pound miell dhe një pound sheqer. Një pound është e barazvlefshme me 0,45 kilogramë.
10. Shumica e wasabit të konsumuar, nuk është wasabi por rrepë e ngjyrosur.
Edhe në Japoni, kërkesa për wasabi është aq e lartë sa shpesh herë në pjatën tuaj do të keni një miksim të wasabit me rrepën. Në Shtetet e Bashkuara, shumica e wasabit është thjesht rrepë.
11. Salmoni i rritur artificialisht lyhet me ngjyrë rozë
Salmoni i egër është rozë për shkak të konsumimit të krustaceve, si për shembull karkalecat. Salmoni i rritur në rezervuare ha koncentrate ushqimi, ndaj ngjyra e tij është e bardhë. Kështu që ata lyhen me rozë për t’u bërë të besueshëm në sytë e konsumatorëve.
12. Luleshtrydhja është i vetmi produkt bujqësor që i ka farat e saj jashtë.
13. Boronicat e kuqe kërcejnë si topa llastiku.