Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, këtë periudhë po shijon shtatzaninë e saj të dytë me bashkëshortin Sam Nazarian.
Ndërkohë ajo qëndron edhe mjaft aktive në rrjetet sociale. Por në foton e fundit që ka postuar, fansat kanë kapur një detaj. Duket sikur Emina është vetëm me një këmbë dhe të gjtihë kishin të njëtën pyetje: Ku e ke këmbën tjetër?
Modelja ka nxituar që sqarojë të gjithë duke postuar edhe një herë foton e paprerë ku duket këmba tjetër ngjitur me atë të dukshmen, ku ka shkruar me të qeshur se ndoshta nuk duhej ta priste aq shumë foton.