Disa netë ju duket sikur nuk mund ta pushoni trurin në mënyrë që më në fund t’ju zërë gjumi.

Gjasat janë që të jeni duke analizuar ditën që keni kaluar duke parashikuar se si do të shkojë dita që ju pret përpara. Ndodh edhe që t’ju rikthehen kujtimet e diçkaje shumë të vjetër dhe që për një arsye apo një tjetër dikur ju ka vënë shumë në siklet. Mund të jetë edhe ndonjë kujtim i periudhës së gjimnazit që është akoma dhe më keq. Sa qejf!

Advertisement

Vazhda e mendimeve mund të jetë shenjë e një gjendjeje serioze mendore si ankthi. Por këto netë u ndodhin të gjithëve një herë në kaq kohë dhe ndërkohë që jemi të rritur mjaftueshëm për të mos na thënë përralla përpara gjumit, nuk jemi më të sigurtë se çfarë mund të bëjmë. Nuk ekziston vetëm një mënyrë që të jetë efektive për të gjithë. Por kemi përmbledhur këshillat e ekpertëve të gjumit. Mund t’ju hyjnë në punë herën tjetër që do të ndiheni pa gjumë.

Hutojeni veten me lista mendimesh boshe.

“Kriteri absolut për të bërë gjumë të rehatshëm është një mendje e qetë. Mendoni për diçka tjetër që nuk lidhet me mendimet që po ju shqetësojnë. Mund të jetë gjithçka, por jo shumë e rëndësishme. Nëse jeni një person që i pëlqen shumë koncertet apo festivalet e muzikës, cilat mendoni se do të ishin mendimet tuaja qetësuese? – Neil Stanley, ekspert i gjumit

Përpiquni të qendroni zgjuar.

“Të menduarit për gjumin dhe të shpresuarit se do të ndodhë është sekreti për të qendruar zgjuar. Këtu ndodhin mendimet paradoksale. Nëse i jepni vetes instruksione paradoksale për të qendruar zgjuar, gjasat janë që të flini më rehat. Nëse gjeni rehat me idenë e të qendruarit zgjuar, stresi në lidhje me faktin që nuk mund të flini nuk ka nga t’ia mbajë kështu që në atë moment do të filloni të qetësoheni.” – Colin Espie, profesor i mjekimeve të pagjumësisë në Universitetin e Oxford

Ose thjesht lëvizni nga krevati.

“Nëse kalojnë 20 minuta dhe mendja vazhdon të punojë njësoj, bëni mirë të ngriheni nga krevati. Pa parë telefonin apo asnjë pajisje tjetër elektronike, zhvendosuni në një një dhomë tjetër të ndriçuar pak dhe ku keni vendosur një ditar. Në atë ditar shkruani mendimet që ju kalojnë nëpër kokë. Përfundojeni rrjedhën e mendimeve duke shkruajtur, ‘Mund të pres deri nesër.’ Më pas kthehuni në shtrat, përqendrohuni te frymëmarrja juaj dhe qetësohuni me anë të atyre fjalëve, duke e lejuar veten të flini.” – Jenni June, këshilluese e gjumit

Shënoni diku gjithçka që ju frikëson.

“Shpenzoni rreth 20 minuta duke nxjerrë nga koka dhe duke hedhur në letër mendimet tuaja të frikshme. Është një mënyrë terapeutike për të kuptuar që nuk keni shumë arsye për t’u shqetësuar, thjesht disa gjëra që duhet të zgjidhni. Mund të vini re se cilat shqetësime janë në fakt hipotetike ose “të vërteta” dhe mësoni t’i lini të ikin.” – Kathryn Pinkham, specialiste e pagjumësisë

Kthehuni në shtrat dhe merrni frymë thellë.

“Frymëmarrjet e thella… veprojnë si teknikë shpërqendrimi, veçanërisht të kombinuara me numërim. Synoni të zgjasni më shumë proçesin e nxjerrjes së frymës se të marrjes. Numëroni deri në tre teksa mbusheni me frymë dhe deri në pesë teksa e nxirrni frymën. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe të numëruarit. Nëse ndodh që t’u riktheheni mendimeve të padëshiruara atëherë ndërrojeni vëmendjen drejt ushtrimit. Mund të doni ta kryeni këtë ushtrim për 10 minuta ose diçka e tillë.” – Christabel Majendie, terapeute e gjumit

Përpiquni të mos përpiqeni shumë.

“Përpiquni të mos lodheni shumë për të kapërcyer pagjumësinë dhe për të shmangur mendimet e padëshiruara, pasi rrezikoni ta përkeqësoni situatën. Një qasje e suksesshme për ta shmangur këtë ndjesi negative është të mësoni si të vëzhgoni dhe të pranoni përpjekjet tuaja duke përdorur strategji meditimi.” – Jenny Stephenson, drejtoreshë e HappySleepers.

Ose planifikoni se si do të merrni disa rreze dielli në mëngjes.

“Të qenurit më të ekspozuar në diell mund të ndihmojë në rregullimin e orës së brendshme të trurit dhe e bën më të lehtë për të rënë në gjumë po atë natë më vonë. Dikush që po përjeton vështirësi me gjumin do të duhet të marrë sa më shumë rreze dielli në mëngjes në mënyrë që ta detyrojnë veten të bjerë në gjumë pikërisht atëherë kur do dhe e ka të nevojshme.” – David K. Randall, autor i  Dreamland: Adventures in the Strange Science of Sleep.

Dhe nëse të gjitha këto përpjekje dështojnë …

“Ideja e praktikave që ndihmojnë kundër pagjumësisë ishte shumë e famshme në Europën moderne. Në vijim gjeni disa nga më interesantet:

  • Rehatoni disa shushunja pas veshëve dhe lejojini të thithin pak gjak. Kur hapin vrima në lëkurë, nxirrini dhe vendosni pak opium në çdo vrimë. (Nga fizikanti i shekullit të 16-të, André du Laurens.)
  • Vrisni një dele dhe vendosini mushkëritë e ngrohta në secilën anë të kokës. Mbajini mushkëritë ashtu për sa kohë që janë të ngrohta. (Nga kirurgu francez i shekullit të 16-të, Ambroise Paré.)
  • Pas vaktit të pasdites, konsumoni sallatë marule, pini verë dhe mbani pranë një send të lyer me vaj vjollcash. Kombinoni një përzierje të farave të lulekuqes, farave të maruleve, balsamit, shafranit dhe sheqerit dhe gatuajeni me lëng lulekuqesh. Më pas dëgjoni muzikë të lehtë dhe shtrihuni në një shtrat të mbuluar me gjethe bimësh të freskëta. (Nga filozofi i shekullit të 15-të, Marsilio Ficino.)”