Ups! Kit del jashtë kontrollit…

Sipas sajtit TMZ, ylli i serialit “Game of Thrones”, Kit Harington, është flakur nga një bar në Nju Jork, të premten e kaluar, pasi ishte i pirë dhe jashtë kontrollit.

Advertisement

Videoja më poshtë tregon incidentin që ka ndodhur në Barfly, ku Kit është duke goditur fort tavolinën, duke marrë stekat e bilardos dhe duke iu bërtitur pronarëve. Sipas sajtit, një dëshmimtar ka thënë se aktorit iu kërkua të largohet si fillim, gjë të cilën e bëri, por u kthye sërish për t’u dëbuar më pas me forcë.