Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se nuk është penduar për goditjen me çizme në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama me këpucën e saj.
Në një dalje për mediat Kryemadhi u pyet nëse është penduar për këtë veprim.
“Apsolutisht jo. Çizmes së drogës dhe të krimit do t’i përgjigjem gjithmonë me çizmen e protestës. As nuk tërhiqem dhe as nuk pendohem.”,- tha Kryemadhi.
Lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës, nëse do të jetë e qetë apo e dhunshme, ajo shtoi se çizmja është simbol, pasi për ta dhunuar mund ta dhunosh shumë lehtë Edi Ramën.
“Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm edhe përgjigja do të jetë po prapë e dhunshme. Asnjëherë nuk mund të pretendosh. E thotë dhe Jezu Krishti, të qëllojnë në njërën faqe, ktheje faqen tjetër, por jo gjithmonë, se edhe Jezu Krishti e kapi kamxhikun në dorë.”,- deklaroi ajo.