2018 do të sjellë zgjidhje të vlefshme për problemet që zvarrisni prej kohësh. Do të kaloni një periudhë ku do të marrin fund shumë situata që ju kanë lodhur dhe stresuar.
Jupiteri ju transmeton lumturi. Plutoni do ju udhëheqë me mençuri dhe do të kujdeset për imazhin tuaj, duke ju dhuruar më shumë karizëm dhe vetëvlerësim në raportet me të tjerët. Neptuni do ta bëjë më të komplikuar jetën shtëpiake, por do të largoni dhe zakone dhe formalizma që nuk janë më pjesë e stilit tuaj të jetës, raporton gazetadita.al.
Urani nuk do ju ndihmojë në zhvillimin e punës në pjesën e parë të 2018-ës dhe mund të sjellë disa shqetësime shëndetësore. Dëgjoni sinjalet e trupit dhe përpiquni të mos lodheni. Disa planetë sugjerojnë se falë njohjeve të reja, do të marrin kthesë edhe financat tuaja.
DASHURIA
Harmoni sentimentale…
Xhelozia mund të jetë kryefjala e muajve të parë të 2018-ës. Partneri nuk e përtyp dot suksesin, sjelljen tuaj ekstroverse dhe kjo do ju çojë drejt forcimit të marrëdhënieve me personat që keni njohur prej pak kohësh. Tensionet yjore do të pasqyrohen edhe në jetën në çift duke krijuar keqkuptime.
Dëshira për të arritur qëllimet dhe bërë njohje të reja është një hap me siguri i guximshëm. Më mirë evitoni përfshirjet e kota me njerëz të tjerë. Vetëm në pranverë do të rigjeni harmoninë e duhur me partnerin. Ëmbëlsia do të jetë realiteti i përditshëm që do të përjetoni në muajt e verës, por duhet të fshini plotësisht nga zemra flirtet që ju hutojnë.
Vetëm kështu do të kaloni çdo rrezik, do të keni të njëjtat aspirata dhe do të ëndërroni të njëjtat gjëra me partnerin. Për Akrepin, dashuria gjatë këtij viti është një ndjenjë e domosdoshme, prandaj përpiquni të mos e humbisni rrugës.
Vjeshta parashikohet një stinë e mbushur me mundësi dhe bashkëjetesa do të jetë më e ekuilibruar. E qetë dhe e gëzuar do të jetë periudha e fundit e 2018-ës.
PUNA
E di se sa vlen…
Me fillimin e vitit të ri 2018 Jupiteri dhe Plutoni konfirmojnë nevojën për të pasur përfitime më të mëdha se ato që perceptoni dhe ky argument do të jetë motivi kryesor i të kërkuarit të të drejtave tuaja. Sektori ku punoni do të pësojë shumë transformime gjatë gjithë 2018-ës.
Jupiteri është i vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe ju inkurajon të çoni përpara kërkesat tuaja. Ju e kuptoni që duhet të pretendoni më shumë, prandaj filloni të lëvizni duke zgjedhur me kujdes kohën dhe mënyrat e duhura për të vepruar.
Disa të lindur në shenjën e Akrepit mund të kërkojnë më shumë autonomi profesionale. Shumë të lindur të kësaj shenje, të inkurajuar nga Jupiteri do të përqafojnë kërkesat e tregut për të marrë më shumë kënaqësi profesionale dhe ekonomike.
Saturni do ju bëjë më ambiciozë, por duhet të veproni me kujdes sepse planeti nuk është aleati juaj. Neptuni do të ngre mjegull dhe konfuzione në gjirin familjar, problem që mund t’ju heq shumë përqendrimin.
PARATË
Zgjedhje të matura financiare
Urani dhe Jupiteri ju këshillojnë të ruani paratë dhe të bëni zgjedhje financiare të matura, kjo për të krijuar bazat për një sukses të ardhshëm në fushën financiare. Përpiquni të shtyni shpenzimet e mëdha në kohëra më të mira. Ndërsa nëse duhet të merrni ndonjë kredi atëherë duhet të lëvizni, aftësitë tuaja profesionale do bëjnë që gjithçka të shkojë mirë.
SHËNDETI
Argëtohuni më shumë
Do ta filloni vitin e ri me vullnetin për të sistemuar problemet e vogla që keni pasur gjatë vitit që sapo kaloi. Po lini pas krahëve një periudhë të nderë, prandaj duhet të rifitoni energji dhe vitalitet. Ky është prioriteti për të përballuar muajt e parë të vitit.
Një zgjidhje e mirë do të ishte një frekuentim më i madh social që ju ndihmon të humbisni mendjen dhe të keni më shumë besim në aftësitë tuaja. Dhëmbët, aparati tretës dhe kockat janë “çështjet” që nuk duhet të lini pas dore.