Ditët e fundit po qarkullojnë disa thashetheme për një lidhje të mundshme të ish-fituesit të Big Brother Albania 6, Anaid Kaloti, me moderatoren e IN Tv, Sara Kolami.

Revista Anabel ka shkruar se ata të dy janë parë të kapur për dore në sheshin e kryeqytetit, ndërsa Revista Class shkruan se ata gjithashtu janë parë të përqafuar në lokalin e Anaidit.

Advertisement

Kaq mjaftoi që moderatorët e emisionit më të nxehtë të mëngjesit, “Chaud Patate”, të merrnin në telefon Sarën për të na shuar kuriozitetin mbi marrëdhënien e vërtetë të saj dhe Anaidit.

Duke folur për planet e festave të fundvitit, Sara tha se do të shkontë në Korçë, menjëherë pasi të mbyllte xhirimet për emisionin që ajo drejton. Dhe sigurisht që nuk mund të mungonte ngacmimi i Florit, i cili e pyeti: Me kë do të shkosh në Korçë, me Anidin dhe me një grup tjetër shoqëror?

Duke qeshur ajo u përgjigj: Jo, me prindërit e mi.
“Dje gjithë ditën me ato thashetheme jam marrë. Aman të keqen e ke parasysh, je me shoqërinë tënde dhe kaq e kanë…”,- u shpreh moderatorja, ku tregoi se janë thjesht shokë, duke mohuar që të jetë në një lidhje me Anaidin.