Sërish do të flasim për Selena Gomez.

Por jo më për bashkimin e saj me Justin Bieber apo për marrëdhenien aspak të mirë që ka aktualisht me familjen e saj kohët e fundit. Këngëtarja 25-vjeçare ka bërë një gjest për t’u vlerësuar. Kushërira e saj, njëkohësisht dhe shoqja e ngushtë Priscilla DeLeon u fejua marsin e kaluar dhe Selena ka qenë pranë saj në çdo moment, madje e ka ndarë me ne nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por sot ajo i ka bërë një surprizë shumë të bukur.

Advertisement

Selena i ka dhuruar kushërirës së saj fustanin e ëndrrave. Shumë e lumtur për këtë, Priscilla postoi videon në Instagram ku shkruante: Kur shoqëruesja e nuses të dhuron fustanin tënd të ëndrrave dhe të surprizon kështu.