Aspironi të jeni një nga ata persona që dinë pak për gjithçka?

Advertisement

Ka një mënyrë shumë të lehtë për ta arritur këtë: Lexoni gjithçka!

Nuk mund të vazhdoni të lexoni thrillera, antologji apo biografi me të cilat jeni mësuar tashmë. Nëse realisht doni të jeni më të informuar, duhet ta detyroni veten të dilni nga zona juaj e rehatisë.

Nëse nuk jeni të sigurtë nga t’ia filloni, keni hapur artikullin e duhur. Kemi përzgjedhur 20 libra të pakohë mbi tema të ndryshme si politikë, shkencë dhe kulturë.

Klasik: To Kill a Mockingbird e Harper Lee

“Të vrasësh zogun përqeshës” u publikua për herë të parë në vitin 1960 dhe ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1961. Ky libër pati sukses brenda natës së publikimit. Në javën e parë shiti 1.1 milion kopje dhe në vazhdimësi ka shitur më shumë se 40 milion kopje dhe është përkthyer në 40 gjuhë.

Në këtë klasik amerikan, avokati Atticus Finch pranon të mbrojë një njeri me ngjyrë i cili akuzohej se kishte përdhunuar një grua të bardhë. Historia fiktike ndodh në qytetin Maycomb, Alabama dhe shikohet nga perspektiva e pafajshme e vajzës së Finch, Scout.

Kjo novelë klasike trajton një sërë çështjesh të rëndësishme, si prindërimin dhe racizmin në Amerikë.

Klasik: 1984 e George Orwell

George Orwell e shkruajti novelën e tij antikomuniste në vitin 1948 për të parashikuar se si do të dukej Londra e vitit 1984. Parashikimi i tij? Një shtet totalitar ku “Vëllai i madh,” (qeveria) sheh gjithçka dhe përcakton çfarë të mendohet dhe besohet.

Disa nga parashikimet e tij u realizuan në të vërtetë, siç ishin kamerat e vendosura kudo dhe trupat që skanoheshin për armë.

Ky libër duhet të lexohet sepse është një përrallë e bëmave të një qeverie që ka shumë kontroll mbi njerëzit dhe mbi jetët e tyre.

Kultura Pop: Harry Potter and the Sorcerer’s Stone e J.K. Rowling

Nëse nuk e keni lexuar “Harry Potter dhe Guri Filozofik” ose gjashtë librat pasardhës në seri, duhet të mos humbni më kohë.

Kjo përrallë e dashur tregon ngjarjet e një daloshi që zbulon se është një magjistar në ditëlindjen e tij të 11-të dhe është pranuar të studiojë në një shkollë magjie të quajtur Hogwarts.

Këta libra janë dashur universalisht dhe janë kërkuar të realizohen nga industria e filmit në një park të ndërtuar posaçërisht për këtë libër në Orlando, Florida. Filmi më i fundit i serive “Fantastic Beasts & Where to Find Them,” ka dalë dhe ju këshillojmë ta shihni.

Kultura Pop: The Lord of the Rings e J.R.R. Tolkien

“Besëlidhja e Unazës” — libri i parë i serive të J.R.R. Tolkien është një tjetër libër që nuk duhet humbur kurrsesi.

Novela e aventurave epike ndodh në tokën imagjinare mesjetare dhe ndjek Frodo Baggins ndërkohë që përpiqet të shkatërrojë “Unazën” përpara se Lordi i errët Sauron ta përdorë për qëllime të liga.

Histori: Anne Frank: The Diary of a Young Girl e Anne Frank

Ditari i një hebreje 13 vjeçare që fshihej bashkë me familjen e saj gjatë pushtimit nazist në Hollandë në vitin 1940 është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej të cilave është fakti që historia e saj i jep jetë Luftës së Dytë Botërore.

Shkencë: The Origin of Species e Charles Darwin

Libri “Origjina e Specieve” me teoritë e Darvinit mbi evolucionin ia vlen të lexohet sepse revolucionarizon botën shkencore dhe është gjeneza e biologjisë moderne.

Edhe nëse nuk e mbështesni teorinë e tij, duhet ta shtoni në listën tuaj të leximeve për të edukuar veten.

Dhe nëse e pranoni evolucionin, duhet ta lexoni për të kuptuar mirë origjinën e teorisë.

Shkencë: A Brief History of Time e Stephen Hawking

E shkruajtur nga teoricieni i famshëm fizikan dhe studiues i kozmosit, libri u publikua në vitin 1988.

Në të, Hawking ofron një shpjegim të qartë të teorive të sotme shkencore duke filluar nga udhëtimet në kohë e deri në krijimin e universit.

Shkencë: A Short History of Nearly Everything e Bill Bryson

Bryson përdor një metodë të këndshme të shkruajturi duke jua çuar nga asgjëja në një gjendje më të qenësishme.

Edhe më interesant është fakti që shkrimtari nuk është një shkencëtar. Është thjesht një individ kurioz që vendosi të kuptonte realisht shkencën.

Filozofi: The Art of War e Sun Tzu

“Arti i Luftës” mund të vijë nga shekulli i 15-të përpara Krishtit, por vijon të jetë aktual në çdo kohë.

Libri është shkruajtur nga strategu ushtarak Sun Tzu për të ndihmuar fitoret në beteja. Por me kalimin e viteve, njerëzit kanë zbuluar që taktikat e përdorura në libër siç mund të jenë, “njihni veten” dhe “njihni armikun” mund të ndihmojnë këdo t’ua hedhë mundimeve të jetës.

Libri ka 13 kapituj, secili për çdo aspekt të luftës dhe është përdorur nga trajnerët e sporteve, skuadrat ligjore dhe bizneset e ndryshme.

Filozofi: Zen and the Art of Motorcycle Maintenance e Robert M. Pirsig

Ky libër, i cili e bën filozofinë të thjeshtë për t’u kuptuar. Flet për një baba dhe djalin e tij të ri të cilët ndërmarrin një aventurë me motorr përmes Amerikës veriperëndimore.

Është e mbushur me këshilla të pakoha të jetuarit të një jete më të mirë dhe më përmbushëse.

Filozofi: The Last Lecture e Randy Pausch dhe Jeffrey Zaslow

Kur Pausch, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Carnegie Mellon, zbuloi që kishte kancer në pankreas dhe i kishin mbetur 6 muaj jetë e shëndetshme, dha fjalimin e famshëm “The Last Lecture: Really Achieving Your Childhood Dreams.”

Pasi u bë viral, vendosi ta bënte libër, “The Last Lecture,” në të cilin jep këshilla se si të jetohet jeta në çdo kuptim të saj.

Është një libër inteligjent dhe plot humor që trajton një pyetje: Nëse do të zhdukeshim nesër, cila do të donim të ishte trashëgimia jonë?

Arte: Romeo & Juliet e William Shakespeare

Romanca dramatike e shkruajtur nga Shakespeare sillet rreth dy të rinjve të dashuruar, familjet e të cilëve janë në një mosmarrëveshje të përgjakshme. Është historia lirike e dashurisë së penguar, së cilës i referohemi shumë në kulturën popullore.

Teknologji: Steve Jobs e Walter Isaacson

Kjo biografi tërheqëse bazohet në intervistat personale me Steve Jobs që kanë zgjatur për vite të tëra. Kohë gjatë së cilës janë intervistuar edhe qindra të njohur, miq dhe kolegë të tij.

Libri, i shkruar nga Isaacson me kërkesë të Jobs, shpjegon pse bashkëthemeluesi i Apple ishte kaq intimidues dhe i shkëlqyer dhe si kontribuoi në ndërtimin e Apple dhe Pixar, dy kompani shumë në zë sot.

Ndërkohë që e lexoni do të kuptoni që bota tenologjike ka një aspekt të brendshëm, i cili frymëzon që të bëhet një ndryshim rrënjësor me jetën.

Teknologji: Hackers: Heroes of the Computer Revolution e Steven Levy

Nëse doni të kuptoni se si evoluam nga të përdorurit të bibliotekave dhe librave në e-mail dhe Wikipedia, lexoni këtë libër.

Psikologji: You Are Not So Smart e David McRaney

Titulli mund të tingëllojë shumë cënues, por McRaney ka një qëllim: Çdo vendim “racional” në jetë bazohet në një paragjykim.

Ky libër tregon se si parimet e psikologjisë na ndikojnë jetën e përditshme edhe pse ne rrallë e kuptojmë. Pavarësisht dëshirës, thjesht nuk mund t’u rezistoni.

Humor: Hyperbole and a Half e Allie Brosh

Allie Brosh filloi duke ilustruar histori humoristike në lidhje me ngjarje të përditshme të së shkuarës dhe të së tashmes.

Blogu i saj u bë aq i famshëm sa shkruajti dhe ilustroi këtë libër me 18 episode mbi gjithçka duke filluar me depresionin e deri te historia e vjedhjes së një keku në fëmijërinë e saj.

Miliarderi Bill Gates e quajti “qesharak dhe inteligjent në çmenduri,” dhe shumë njerëz thonë se perceptimi i saj mbi depresionin është më reali i lexuar ndonjëherë.

Biznes: How to Win Friends & Influence People e Dale Carnegie

Ka një sërë mësimesh që mund t’i merrni nga klasiku i Carnegie, “How to Win Friends and Influence People,” dhe do t’ju ndihmojnë gjatë jetëve tuaja personale dhe profesionale.

Nga ky libër do të mësoni si t’i bëni njerëzit t’ju pëlqejnë, t’i keni përkrah dhe t’i udhëhiqni.

Biznes: Good to Great e Jim Collins

Libri klasik i biznesit përdor kërkime nga 28 kompani amerikane për njëp eriudhë pesë vjeçare për të shpjeguar pse disa bëjnë hapin e madh drejt madhështisë dhe të tjerë dështojnë.

Nëse doni të dini çfarë mund të bëni për të patur një ndikim të rëndësishëm në suksesin e kompanisë suaj, ky është libri i duhur për ju.

Para: The Intelligent Investor e Benjamin Graham

Investitori miliarder Bill Ackman është një nga më të rëndësishmit e i cili citon “The Intelligent Investor” si librin më thelbësor për investitorët e çdo niveli.

Fillimisht u publikua nga mentori i Warren Buffett, Graham, në vitin 1949 si guidë amatore për investitorët e rinj.

“Investimi i tij i vlerës” i mëson jerëzit të marrin vendime të zgjuara me paratë e tyre që mund t’u japin kthime të qendrueshme në periudhën afatgjatë.

Ushqimi: Mastering the Art of French Cooking e Julia Child

Është ndoshta libri më i famshëm i kuzhinës i gjithë kohërave. “Mastering the Art of French Cooking” përmban 524 receta, së bashku me instruksionet dhe teknikat e gatimit.

Ky klasik prej 684 faqesh u publikua fillimisht 45 vite më parë.