Një tjetër martesë mbretërore…

Vetëm pak kohë me parë Princ Harry dhe Meghan Markle vendosën ta bëjnë publike fejesën e tyre si dhe momentin emocionues kur Princ Harry i propozoi Meghan-it.

Advertisement

Që atëherë ata u bënë çifti që tërheqin vëmendjen maksimale duke shtuar kuriozitetin edhe për martesën e tyre. Më në fund kanë vendsour për datën kur do të kurorëzojnë dashurinë në martesë.  Data zyrtare do të jetë më 19 maj 2018. Pas kësaj, Markle do të pagëzohet në Kishën e Anglisë ndërsa ceremonia e celebrimit para Zotit dhe ligjit, do të mbahet në faltoren Saint George, në kështjellën e Windsor.

Por edhe pse dasma e Kate dhe Princit Williams u shpall festë kombëtare, me dasmën e Princ Harry-t dhe Meghan, nuk do të ndodhë kështu.

Gjithashtu, dasma e tyre do të jetë më modeste.