Pak javë më parë mësuam se stilisti i njohur turk, Tarik Ediz, kishte zgjedhur fotografin e njohur Endrit Mërtiri, për koleksionin e ri të veshjeve.
Por duket se kjo nuk paska qenë e gjitha!
Mbrëmë në faqen online të brandit ndërkombëtar, Dolce Gabbana janë shfaqur foto të modelëve shqiptarë si Alesia Noka, Megi Luka apo këngëtarit të njohur Alban Ramosaj. Me një status në Facebook-un e tij, fotografi Mërtiri ka shkruan: Ia dola! Jam pjesë e reklamës së koleksionit pranverë-verë 2018 të Dolce&Gabbana! Shumë i lumtur të fotografoj fushatën e rradhës, si gjithmonë me superstafin tim! Ju dua të gjithëve! Më të mirët!
Nëse do të shohim fotot e postuara në Instagramin e brandit apo edhe të modelëve do të dallojmë se ato shkrepje janë vërtetë fantastike!