E para dhe e vetmja Lily Allen, më në fund doli përsëri në dritë!

Rikthimi i saj pritej të ishte të premten. Megjithatë i falet, pasi singëlli “Trigger Bang” në bashkëpunim me reperin Giggs duket se ka për të qënë një sukses i vërtetë. Kënga është pjesë e albumit të saj të katërt të titulluar “The Fourth Wall”, i cili do të publikohet muajt në vijim. Kujtojmë se projekti i fundit i Lily-t ishte “Sheezus” në 2014-ën.

Advertisement

Teksti i këngës bën fjalë për të shkuarën e saj jo të këndshme, duke lënë pas gjithë negativitetin dhe njerëzit toksikë që ka njohur gjatë jetës së saj.

Por për të mos humbur kohë shijoni muzikeën dhe zërin e saj (që me siguri ju kishte marrë malli), në videon më poshtë.