Puthja është art më vete.

Nëse ende s’e keni kuptuar rëndësinë e puthjes në marrëdhënien tuaj në çift, ju mik/mikeshë keni nevojë për ndihmë. Na lejoni t’ju prezantojmë me 7 mënyra si ta bëni puthjen të duket dhe ndihet si magji dhe ta çoni në një tjetër nivel jo vetëm jetën tuaj dashurore por edhe atë seksuale.

Advertisement

Bëjini vetes dhe partnerit një nder: nëse nuk i rezistuat dot tundimit për të ngrënë një grusht hudhra për drekë, bëni diçka, lani dhëmbët, hani kanellë, një pako çamçakëza. Por mos mendoni se ajo s’do ta vërë re.

Gjeni momentin e duhur
Lexoni lëvizjet e personit tjetër dhe përpiquni ta pyesni nëse ndihet komode t’ju dhurojë një puthje. Nga ana tjetër mos prisni shumë gjatë për ta dhënë atë puthje, ndryshe do mendojë se nuk jeni të interesuar dhe do largohet.

Punoni me sytë
Është e rëndësishme të ruani një kontakt me sy para momentit të puthjes, ndërsa gjatë puthjes lëshoni veten dhe shijoni gjithçka me sytë mbyllur.

Shijoni momentin
E garantuar se do të kënaqeni më shumë nëse nuk shqetësoheni për aftësitë tuaja në puthje, apo për qeranë e shtëpisë që e keni lënë pa paguar, por shijoni momentin.

Merreni shtruar
Puthja është punë në skuadër. Përpiquni të mos e trembni duke nxjerrë më shumë gjuhë se ç’duhet apo dhëmbë. Jo dhëmbë. Pis!

Përdorni zbutës për buzët
Askush nuk pret që ju të keni buzë të mëndafshta, por të paktën mund të shmangni çarjen e buzëve në dimër, sepse nuk është dhe aq e këndshme për asnjërin prej të dyve.

Tregohuni spontanë
Alternojeni puthjen e zakonshme me ndonjë kafshim të lehtë të buzës, një puthje në qafë dhe ca fjalë të ëmbla në vesh.

Jepini partnerit këshilla pozitive
Nëse mendoni se ka diçka që nuk shkon, përpiquni të flisni me partnerin dhe me butësi tregojini çfarë mund të ndryshojë. Ose nëse çdo gjë shkon mirë, mund t’ja vini sërish në dukje. Askush nuk vdiq nga fjala e mirë.