Balada e saj me titulin “Zhurmë” ka marrë pëlqimin e publikut që në momentin e parë që u prezantua në Kënga Magjike.
Pak para natës finale, këngëtarja ka bërë një rrëfim prekës, marrë shkas nga disa fjalë inkurajuese nga një fans i saj. Fifi ndër të tjera u shpreh se emocionet e penguan të mos japë maksimumin e saj në këdimin live, megjithatë vlerësonte dhe falenderonte të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta bëjnë.
Statusi i plotë: Unë i lexoj komentet , rrallë më ikën naj koment ! Ai Qielli në skenë që kisha nuk ishin thjesht drita , ishin ca yje që merrnin frymë dhe që po ndjenin kangën tem në çdo frymë sikurse dhe unë .. e me ndihmën e Joni Peçi , Anxhela Goga dhe 150 studentëve të tij kanga jem mori dimension tjetër , dhe për këtë ju falenderoj pafundësisht o fëmijë të bukur .. Bashkimi b2n fuqin2 , nuk kanë qenë budallenj ata që kanë thanë ju përulem. Unë e di që s’kam knu ashtu siç e meriton “Zhurma” të këndohet dhe që kam zhgenjy shumë njerëz, edhe ato më të dashurit e mi ,po emocionin që kam përjetu unë sdo e ndërroja me asnjë gjë , bile as edhe ato notat që kam bo gabim , por një gjë ta keni të sigurt që po shkova finale do ju nderoj p.s dje mkan ra msysh se ska mundsi. Love ya & thank u so much for the support ! God bless ya all.