Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

E kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj, e cila së fundmi  ka anuluar koncertin që kishte planifikuar të mbante në Ferizaj të Kosovës. Shkak për këtë vendim është bërë gjendja shëndetësore e këngëtares. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetet sociale ku njoftonte anulimin e koncertit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe për këtë u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që e prisnin në koncert.

Advertisement

“Për shkak të gjendjes shëndetësore e kisha të pamundur të vija dhe të performoja sonte në Ferizaj. Ju kërkoj sinqerisht ndjesë, por shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë, megjithëse bëra ç’mos, ishte e pamundur. Shihemi në organizimin e ardhshëm. Ndjesë edhe një herë”, shkruan Xhensila në Instagram.