Fotot e mëngjesit të çiftit të këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë gjithnjë të mbushura plot dashuri dhe ëmbëlsi.
E tillë është edhe më e fundit e publikuar nga Miriami, ku ajo Albani dhe vogëlushja e tyre Ameli shfaqen në një përqafim të ngrohtë duke shkëmbyer përkëdhelje si dhe duke shijuar rrezet e diellit.
“Sepse çdo foto tregon një histori”,-ka shkruar këngëtarja krahas postimit.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj më të fundit “Meteor”, i cili shënoi dhe rikthimin e saj në muzikë, pas disa kohësh shkëputje. Gjithashtu ajo dhe Albani do të publikojnë së shpejti duetin e tyre të radhës.
Rikujtojmë se Miriami do të jetë e ftuar sot në orën 14:30 në emisionin “You & Me” në Energy Radio, ku do të flasi për këngën e re dhe shumë gjëra të tjera.