Rrjeti social “Facebook” i kërkon falje familjes corleoneze Riina. Kjo pasi “Facebook” ka hequr të gjitha postimet e ngushëllimit të postuara në rrjet pas vdekjes së mafiozit.
Një zëdhënës i “Facebook” shpjegoi për “Associated Press” se postimet ishin eliminuar gabimisht dhe tani janë ripublikuar. Postimet e ngushëllimit për familjen Riina ishin hequr pasi “disa përdorues ishin ankuar se ishin kundër rregullave të Facebook-ut”, ka shpjeguar zëdhënësi, duke shtuar se “bëhet fjalë për një gabim”, por pa shpjeguar se pse ishin hedhur më pas online.
Pas vdekjes së bosit mafioz, profilet e vajzës Maria Concetta Riina dhe të ungjit të tij, Antonino Tony Ciavarello, ishin mbushur me mesazhe ngushëllimi të llojit “Udhëtim të mbarë xhaxha Toto”, por edhe sulme për krimet e kryera
Mesazhet kishin mbërritur nga e gjithë Italia, në adresë të Lucias dhe Maria Concettas, dy vajzave të bosit korleonez, por edhe në adresë të dhëndrit të kapos së Cosa Nostras, Antonio Ciavarello, bashkëshorti i Maria Concettas. Bosi i bosëve Salvatore Riina u varros dje në Corleone në një ceremoni ku merrnin pjesë 20 njerëz të familjes së tij, por të rrethuar nga kurioziteti i qindra gazetarëve. Nuk pati ceremoni dhe as meshë por vetëm një bekim të shpejtë nga prifti dhe trupi i Toto Riinës u fut në varrin familjar.