Mezi po pritej bashkëpunimi i dy nga reperave më të mirë shqiptarë, ai i Nozyt dhe Ledrit.
Edhe pse kanë postuar vazhdimisht në rrjete sociale lidhur me datën e lançimit ata kurrë nuk kishin vënë një orë të saktë se kur do të dilte. Pak më parë, ka qenë Ledri që ka postuar në Instagram një bisedë private me Noizy-n në Whatsapp. Aty Noizy e pyet për orën, duke qenë se ai vetë është jashtë vendit dhe kur Ledri i thotë se ora është afërsisht 11 e paradites, përgjigja e menjëhershme e Noizyt është: A ti lëmë shkollat pa mësim?, duke nënkuptuar se nëse kënga e tyre publikohet tani, të gjithë nxënësit që janë fansat e tyre pa diskutim do të rendin për të dëgjuar këngën duke anashkaluar kështu mësimin.
Dhe në fakt, ashtu ndodhi me të vërtetë. Kënga u publikua pak pasi Ledri shpërndau bisedën në Instagram.