Një këngëtare e rrymës Pop në Egjipt është arrestuar duke u akuzuar për “nxitje të shthurjes” në një video-klip provokues teksa ajo shfaqet duke ngrënë një banane.

Shaimaa Ahmed, e cila është e njohur me emrin e artit Shyma, në videoklip është në një klasë me disa meshkuj të rinj, ku në dërrasën e zezë pas saj është e shkruar “Klasa #69”. Mësohet se Prokuroria egjiptiane ka kërkuar qëndrimin e këngëtares ne burg, për të paktën një javë derisa të merret një vendim nga Gjykata për ta dënuar apo jo.

Advertisement

Videoklipi është fshirë nga kanali i saj në Youtube, por sërish pamjet më provokuese të klipit janë publikuar në rrjete të tjera sociale nga fansa dhe persona të tjerë që e shohin si absurd arrestimin.