Ardhja e yjeve të njohur ndërkombëtarë në vendin tonë është padyshim një event për të mos u humbur!
Fillimisht erdhi Rita Ora, më pas Jessie J, James Blunt, Bebe Rexha, Dua Lipa e këtë vit, në sheshin Skënderbëj pritet të performojë në Natën e Bardhë Emeli Sande.
Ama, duket se Bashkia nuk është mjaftuar me kaq, por ka nisur të prenotojë një tjetër këngëtar të madh. Bëhet fjalë për Enrique Iglesias, i cili pritet të performojë në Tiranë në maj të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, e cila ka qenë e ftuar në “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon, në TVSH, ku ka premtuar një sërë eventesh të reja muzikore në vend përgjatë fundvitit.