Këtë të premte (me orën lokale) një ndërtesë banimi në Hamilton Heights, në New York është përfshirë nga një zjarr i frikshëm duke e pllakosur zonën në një tymnajë të madhe.

Pjesët e fasadës së banesës po bien të gjitha ndërkohë që policia nga ana tjetër ka vendosur kordonin duke ndaluar qytetarët të afrohen. Zjarri që nisi rreth orës 3 pasdite brenda ndërtesës 6 katëshe po mundohet të fiket nga 100 zjarrfikëse, por deri më tani nuk kanë mundur ta shuajnë.

Advertisement

Ndërkohë “ABC” shkruan se deri më tani nuk ka të lënduar.