Në moshën 21-vjeçare ka ndërruar jetë reperi i njohur nga New Yorku, Lil Peep.

Reperi i famshëm emri i vërtet i të cilit është Gustav Åhr, në muzikën e tij ka referuar përdorimin e drogës. Ai ka postuar një video në internet pak orë para vdekjes së tij.
Lajmin për vdekjen e reperit të famshëm e ka konfirmuar për “The Guardian”, menaxheri i tij.

Advertisement

Gustav Åhr, i cili u rrit në Long Beach, New York, sipas menaxherit të tij Adam Grandmaison thuhet se u dërgua në spital pas mbidozës, por pa rezultat. Në një video të postuar në internet pak orë para vdekjes së tij, ai tha: “Unë jam mirë, nuk jam i sëmurë”.

Pas vdekjes së tij shumë njerëz kanë shkruar se Åhr ishte një person shumë i mirë, një reper që me muzikën e tij ndryshoi botën.