Blerta Leka është vetëm 18 vjeçe dhe është padyshim një nga vajzat më të bukura që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Ama, para se të niset drejt SHBA-së, Blerta ka bërë një ndalesë në “Një Kat me Lart” me Ermal Peçin, në In Tv ku ka rrëfyer shumë të pathëna për miss-et dhe eksperiencën e saj në “Miss Universe Albania”. Ndër të tjera, 18-vjeçarja e njohur i është nënshtruar edhe një quizz-i të shkurtër nga moderatori, ku u është përgjigjur mjaft thjeshtë dhe shkurt disa pyetjeve, ndër të cilat preknin edhe sferën e historisë.

E pyetur se kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, në 1912-ën apo në 1944-ën, Blerta la zgjedhur vitin e dytë. Ndoshta debati 28 apo 29 nëntori, ndoshta emocionet kanë bërë që Blerta të zgjedhë vitin e çlirimit, po nëse e ka pasur me të vërtetë me siguri që orën e historisë nuk e ka frekuentuar fare! (fillon në minutën e 20:05)