Shpesh krijohet ideja që personazhet e famshme, sidomos ato në botë, kanë mundësi të kenë gjithçka duan dhe jeta e tyre është shumë e lumtur.

Mirëpo, sigurisht që kjo famë vjen edhe me faturën e saj të kompromisit: të qëndruarit larg familjes dhe të dashurve për një pjesë të mirë të kohës. Kështu i ka ndodhur edhe Bebe Rexhës, këngëtares me origjinë shqiptare që po përpiqet medoemos të kapë majën e karrierës. Në Instastory ajo ka shpërndarë një revistë ku ishte vendosur fotoja dhe ka shkruar:

Advertisement

“Më çoi mami mesazh dhe më tha se gjyshja kishte parë këtë revistë në një sallon bukurie. Kur ishte ndeshur me foton time, menjëherë nga malli kishte puthur revistën” – ka përfunduar ajo, teksa ka vendosur dhe një “emoji” duke qarë.

Duke pasur parasysh se gjyshja e Bebe Rexhes është njësoj si tonat, duke qenë shqiptare, ne të gjithë e kemi shumë mirë parasysh mallin që ndjen ajo, ndaj dhe situata bëhet akoma më emocionuese.