Shumë persoazhe të humorit e kanë nisur karrierën e tyre nga “Portokalli”, e më pas kanë arritur të shkëlejnë dhe jashtë këtij spektakli me formate të tjera.
Një nga këto emra është edhe Elvi Pupa, i cili sezonin e kaluar televiziv drejtoi shoë-n, “M’fal për shprehjen!” në T, Digitalb e tashmë është në proçes e sipër për një tjetër shoë.
Të shtunën e kaluar, Elvisi ishte i ftuar në spektaklin, “Shiko Kush Luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës. E teksa u pyet se cili ishte ai aktori humori që nuk e kishte bërë asnjëherë për të qeshur, Pupa u përgjigj: “Ou, më e mirë s’më pëlqen sesa ta ha (ushqimin)… le t’i ngeli hatri! Një emër… Florjan Binaj!”
I pyetur nga moderatorja për arsyen, aktori është shprehur me humor: Jam i mençur, edhe këtë s’e haj, edhe Florit i bëj reklamë!
Nuk e dimë nëse Elvisi e kishte me të vërtetë deklaratën e tij për humorin e Florit apo ishte thjeshtë një shaka meqënëse të gjithë e dimë që ata janë dhe shumë shokë, por mund të themi se i bëri goxha “reklamë”.