Ju besdisin rrobat kur hani? Jeni tip që bëheni pis me ushqimet? Keni vapë?
Një restorant në Paris sapo ju dha një zgjidhje shumë efikase: Mund të hani të zhveshur! Po, po, e lexuat shumë mirë. Restoranti O’naturel që sapo është hapur në Paris, është shumë i veçantë në llojin e tij. Nëse ju bie rruga të shkoni, përgatituni të lini të gjitha rrobat në hyrje të restorantit dhe të hani vaktin nudo.
Darka e parë ka qenë krejtësisht ekskluzive për një rreth të ngushtë të ftuarish, por pas të premtes që shkoi, restoranti pret vizitorët e tjerë që mund të darkojnë të zhveshur.
“Sot patëm vetem disa anëtarë të “Paris Naturist Association”. Ata kanë mbështetur që në fillim idenë tonë për ta hapur këtë restorant dhe rezervimet e para i lamë enkas për ta”-tregojnë menaxherët Mike dhe Stephane, për Le Parisien. Ata shtuan gjithashtu se të gjithë të pranishmit e shijuan darkën dhe gjithë përvojën e re që tashmë mund ta provojnë edhe të tjerët në restorantin që gjendet në rrugën Gravelle.
“Nuk u bezdisa fare, as unë dhe as ata që gjendeshin në tavolinat ngjitur. Nuk ishim të ekspozuar në rrugë. Ne e dinim se çfarë do të ndodhte prandaj nuk kishte surpriza”- ka thënë për gazetën njëri nga shijuesit e darkës.
Në restorantin më të ri të Parisit ka 40 vende dhe ushqimi kushton rreth 30 euro. Tani mund të viztoni Parisin, të hani lirë dhe rehat, pa rroba…