Me siguri ju ka ndodhur shpesh të jeni këmbësorë në vijat e bardha dhe asnjë makinë nuk jua hap rrugën, pavarësisht se sipas rregullores përparësi kemi pikërisht ju.

Dhe normalisht nuk keni ç’bëni, fusni një këmbë avash avash, pastaj hidhni një hap të guximshëm me shpresën se ajo makinë do të ndalojë. Por, në të njëjtën kohë e dini se po rrezikoni dhe jetën nëse shoferi i asaj makinë është një njëri që nuk pret dot sa të kaloni ju. Ndoshta kjo lidhet ngushtë me kulturën e shqiptarëve, megjithatë ka disa mënyra që dhe kultura e gabuar të frenohet.

Advertisement

Mesa duket dhe Islanda ka të njëjtin problem si ne. Për këtë arsye në një qytezë peshkimi atje, autoritetet kanë gjetur një ide gjeniale. Vijat e bardha ku kalojnë këmbësorët janë vizatuar në formatin 3D, duke krijuar një iluzion optik se është një bllok pengese.
Përveçse këmbësorëve u jep idenë se janë duke ecur në ajër, gjithashtu i tërheq vëmendjen drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë, teksa shohin shiritat, të cilat i duken si blloqe. Komisionari për mjedisin në Islandë, Ralf Trylla e zbatoi këtë iniciativë në qytezën Isafjordur, pasi e huazoi nga Nju Delhi në Indi.

Shpresojmë që së shpejti kjo risi të vijë dhe në Shqipëri, megjithëse mundësitë duket të pakta, meqënëse këtu dhe vijat e bardha normale ka raste që nuk dallohen ku janë.