Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një modele 14 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një shfaqjeje mode.

14 vjeçarja ruse, Vlada Dzyuba u rrëzua dhe ra në koma para se të dilte për të bërë sfilatën e fundit në shfaqjen që zgjati 13 orë.  Adoleshentja e cila vuante nga  “lodhja e tepërt” dhe meningjiti kronik, nuk u zgjua kurrë më.

Advertisement

Pas vdekjes së saj u zbulua se 14 vjeçarja kishte patur një kontratë punë skllavëruese. Ndërkohë që zyrtarisht i lejohej të punonte vetëm tre orë në javë dhe të kishte sigurim mjekësor, në të vërtetë ajo ishte pa sigurim mjekësor dhe nëse kërkonte trajnim spitalor, kishte frikë se do ta pushonin. Rasti i Vladas ishte një arsye e fortë për të ngritur shqetësime mbi kushtet e shfrytëzimit të modeleve, kryesisht atyre të reja.

Moska duhet të kërkojë sqarime rreth kushteve në të cilat Miss Dzyuba u mbajt në Shangai, pasi ajo u rekrutua në një kontratë që përfshinte shkollën edhe shkollimin e saj që e kishte lënë në qytetin e saj Perm.

The Siberian Times shkruan: Temperatura e vajzës u rrit ndërkohë që ajo qëndronte në prapaskenë. Minuta më vonë ajo u rrëzua pa ndjenja. U lajmërua ambulanca, por ajo vdiq këtë të premte pasi qëndroi dy ditë në koma. Shkaku paraprak i vdekjes është meningjiti i shtuar nga lodhja e rëndë.

Ndërsa, nëna e 14-vjeçares, Oksana ka thënë duke qarë: Ajo më thërriste duke thënë: Mama, jam aq e lodhur, dua shumë të fle.” Menaxherja ruse e Miss Dzyubas, Dmitry Smirnov, e cila negocion me detyrën e saj në Kinë, nuk ka komentuar vdekjen e të voglës.

Avokati i popullit për të drejtat e njeriut të Kremlinit në Perm, Pavel Mikov, tha se po hetonte personalisht vdekjen e vajzës.