Në vazhdën e lajmeve se çfarë ndodhi me Jonida Shehun në Top Channel, Luana i vë “benzinën” duke zbuluar formatin e ri.
Ndërkohë që filloi programacioni, akoma nuk e kishim parë moderatoren bukuroshe Luana Vjollca të shfaqej në ekran, çka krijoj aludime mediatike. Megjithatë, më në fund e zbuluam!
Programi i ri do të titullohet “Shiko kush luan” dhe do të jetë nën autorsinë e Blendi Salaj-t. Nëpërmjet një postimi në instagram, Blendi shfaqet krahë bukuroshes, ku nën foto shkruhet: “#ShikoKushLuan #SeShpejti #TopChannel”
Ndërkohë që ne përpiqemi të zbulojmë pak nga pak se me kë do “të luaj” Luana, stafi i redaksisë radionrg.al i uron suksese në programin e ri!