Moderatorja kosovare, Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, e ftuar mbrëmë në “Top Show”, ka treguar për jetën e saj bashkëshortore jashtë korrnizave politike.
Pavarësisht sfidave dhe problemeve politike që kanë kaluar si çift, ajo ishte gjithë kohën shumë e qeshur dhe me batuta të herëpasherëshme kur fliste për mardhënien me bashkëshortin.
E pyetur pse zgjodhi pikërisht Ramushin, moderatorja tha se ai është shumë burrëror dhe kjo ndoshta është arsyeja pse ka zgjedhur pikërisht atë. Anita gjithashtu ka pranuar se Ramushi është dhe xheloz, por ajo nuk bezdiset sepse nëse nuk do të ishte xheloz nuk do ndihej mjaftueshëm e vlersuar.
Për njhohjen me Ramushin dhe propozimin për fejesë Anita tha: Kur e mori vesh mami më bërtiti e më tha kujdes që është fytyrë publike, dhe ti je publike. Do fillojnë të flasin gazetat, etj. Të nesërmen takoj Ramushin dhe i them se nuk do takohemi më se më ka bërtit mami. Ai më kthehet “Ç’rëndësi ka që e ka marrë vesh mami? Ne ja themi mamit bashkë”. Dhe unë që i them “Aaa… po unë nuk e kam menduar kaq seriozisht”. (Më poshtë video e plotë)