Dua Lipa është padyshim krenari për të gjithë shqiptarët, aq më tepër kur ajo flet me dëshirë për origjinën e saj.
Këtë herë këngëtarja nga Kosova ishte e ftuar në një televizion francez, nga ku dhuroi spektakël për të gjithë shikuesit teksa parashikonte motin e disa qyteteve franceze. Gjatë emisionit “Quotidien” në televizionin “TMC TV”, Dua parashikoi dhe motin e kryeqytetit të Kosovës, duke treguar në këtë mënyrë dhe prejardhjen e saj.
“Le të shohim motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Njësoj si Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë të qeshura për shkak të theksit dhe vështirësisë që ajo kishte për të shqiptuar emrat e qyteteteve franceze.
Këtë moment, Dua e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale, ku shkruan “Mund të më thuash Gail Hailstorm. Parashikuesja jote e preferuar e motit”.
Kjo vajzë ka arritur ta bëjë publikun për vete jo vetëm për zërin, por edhe me thjeshtësinë
dhe ëmbëlsinë që e karakterizon.