C’est la vie është spektakli që do të rikthehet së shpejti në TV Klan, e së bashku me programin edhe Marina Vjollca.

Nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj moderatorja ka bërë me dije spektaklin e ri dhe spotin, ku mesa duket bukuroshja largohet një herë e mirë nga sporti dhe nga gjumi vegjetues i kohëve të fundit larg ekranit. (lançimi i projektit)

Advertisement

Se shpejti…

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Kujtojmë se C’est la Vie nuk është një projekt i panjohur për shqiptarët. Vite më parë ky spektakël është moderuar nga Enkel Demi dhe në përmbajtje të tij projekti ka patur 8 konkurent, personazhe të jetës publike, të cilët kishin përkrah tyre emra të afirmuar të botës së muzikës, me të cilët duhet të përgatisnin një material muzikor për mbrëmjen e spektaklit. Kujtojmë se fituese e spektaklit vite më parë ka qenë Mirela Moisiu, e bija e presidentit të atëhershëm, Aleksandër Moisiu.