Nuk e mohojmë dot që njerzit me sy të kaltër na tërheqin gjithmonë vëmëndje, aq sa ndonjëherë dhe hutohemi thjeshtë duke i parë… Dhe në fund nuk kemi degjuar asgjë që ata kanë thënë.

Janë të bukur, s’ke çfarë thua! Por, përveçse të bukur janë dhe shumë inteligjentë dhe udhëheqës të mirë, sidomos në fushën e politikës. Do thoni ju nga e kuptuam ne këtë gjë?

Advertisement

Pas një kërkimi, radionrg.al vuri re se një pjesë e mirë e liderëve me më shumë ndikim në botë kanë sy me ngjyrë bojëqielli. I fundit që iu bashkua këtij lidershipi është drejtuesi më i ri në moshë, austriaku Sebastian Kurz. Janë numëruar mbi 80% të votave në Austri, nga ku rezulton se kancelari i ardhshëm i Austrisë do të jëtë pikërisht 31-vjeçari sy bojëqiell.

Emrat e tjerë që i bashkohet grupit të drejtuesëve sy-bukur, por me shumë ndikim në botë janë:

Theresa May- Kryeministre e Britanisë, e cila hyri në historinë e politikës pas daljes së Britanisë nga BE.
Donald Trump – President i Shtetit më të madh në botë, SHBA. Ai arrin gjithmonë të krijojë zhurmë me deklaratat që bën.
Emmanuel Macron – Presidenti më i ri në moshë në historinë e francës, por me ambicien për të arritur të luaj rol kyç në Bashkimin Europian.
Justin Trudeau – Kryeministër i Britanisë.Personazhi që i ka sjellë tjetër frymë politikës, duke u cilësuar dhe si Barak Obama i Kanadasë.
Angela Merkel – Një nga linderët më afatëgjatë me më shumë se një dekadë si Kancelare e Gjermanisë.
Sebastian Kruz- Drejtuesi më i ri në botë. Ka arritur ta prezantojë shumë mirë Austrinë në arenën ndërkombëatre dhe pritet të zgjidhet Kancelar.
Vladimir Putin- Presidenti më me influencë në historinë e Rusisë. Ka aftësi të bëjë të gjithë të komentojnë deklaratat e tij.

Fakt i mjaftueshëm ky për të kuptuar që njerëzit me sy të kaltër predispozohen të jenë dhe mjaft të sukseshëm.

Nga ana tjetër dhe shkenca na e vërteton se individët me sy ngjyrë bojëqiell, janë egocentrik, konkurues e skeptikë, ndërsa njerëzit me ngjyrën e syve më të errët kanë tendencën të pranojnë më shpejt një marrëveshje.

Pra, nëse nuk i keni sytë të kaltër dhe pretendoni të drejtoni botën, bëni mirë të përdorni lente…