Jason Mamoa është nga ata artistë që mban shumë tituj mbi supe, si: model, aktor, regjisor, producent dhe shkrimtar.
Mamoa u bë akoma më i famshëm për publikun pasi ka luajtur rolin e Khal Drogos, prijës i një fisi luftarak në serialin e famshëm dhe në sezonet e para të tij ka edhe një skenë ku përdhunon Daenerys Targaryen, luajtur nga Emilia Clarke.
Në vitin 2011, gjatë diskutimeve për xhirimet e serialit Game Of Thrones Mamoa ka bërë një deklaratë shumë të fortë lidhur me ngacmimin seksual, ku ishte shprehur “Më pëlqen puna që bëj se më jep mundësinë që të bëj shumë gjëra; t’i shkul gurmazin ndonjë rivali dhe të përdhunoj femra të bukura”. Por, videoja u përhap me shpejtësi kohët e fundit, e nxitur nga stuhia që ka përfshirë Hollivudin për ngacmimet seksuale, që nisi me regjisorin e famshëm, Harvey Weinstein.
Pas lumit të kritikave në rrjetet sociale, aktori 38-vjeçar ka kërkuar ndjesë duke shkruar:
“U zgjova me reagimet e justifikuara të shumë njerëzve në lidhje me një shaka të shëmtuar që e kam bërë vite më parë dhe për të cilën më vjen keq. Komentet e bëra nga unë ishin të pavend dhe jam shumë i zhgënjyer me veten. E di që ndjesa nuk i fshin fjalët e rënda që kam thënë. Përdhunimi dhe ngacmimi seksual mund të prekë këdo dhe e kam vuajtur vetë tek njerëz të afërm të mi. Sinqerisht komentet e mia janë të shëmmtuara, të papranueshme dhe kërkoj ndjesë për fjalët e rënda që kam thënë”, shkruan aktori.
Moment nga skena e përdhunimit gjatë serialit “Game of Thrones”
Në fakt në atë kohë të gjithë kanë qeshur me deklaratën e tij duke e kuptuar që ishte thjeshtë një batutë. Pse sot irritohen dhe nuk e marrin si batutë?
“Për faj të dikujt akuzohet dikush”, i thonë këtij muhabeti.