Belen Rodriguez dhe Illary Blasi janë padyshim femrat më të pëlqyera të momentit të showbizit italian.

Prezantuesja e Grande Fratello VIP, njëkohësisht dhe bashkëshortja e Francesco Totti-t, Ilary Blasi ka qenë në studio me Belen Rodriguez, që kishte ardhur për të takuar motrën dhe vëllain, të cilët janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali.
Opinionisti i këtij programi Alfonso Signorini i ka kërkuar dy bukurosheve të ekranit që të puthen, sepse sipas tij ky program është mjaft i hapur dhe çdo gjë mund të ndodhë. Dhe sigurisht që vajzat nuk kan nguruar t’i japin një puthje njëra-tjetrës në buzë, duke dhuruar një shfaqje që u komentua shumë në mediat italiane.

Advertisement

Spektakli i këtij viti i ka kushtuar një vëmendje të madhe homoseksualëve, duke i mbështetur ata në kauzën e tyre e duket se edhe ky gjest nga vajzat ka qenë për t’i dhënë një mesazh të qartë të gjithëve.

Mesazhi u dha shumë qartë në fakt!