Gigi dhe Bella Hadid janë padyshim motrat më të bukura të botës së modës, por ato e kanë treguar shpesh që nuk janë thjeshtë të bukura…
Motra e vogël, Bella ka festuar 21 vjetorin dhe urimet nga fansat e saj kanë qenë të shumta. Megjithatë, urimi që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë pikërisht ai i motrës se madhe, Gigi-t. Ajo ka postuar disa foto në Instagramin e saj kur dy vajzat ishin shumë të vogla, dhe na tregoi të gjithëve se si ajo ishte kujdesur për motrën e saj që kur ishte fëmijë.
Krah fotove Gigi shkruan “Urime ditëlindjen e 21-të motra ime engjëllushe. Nuk ka fjalë që munden ta përshkruajnë sa shumë kam dashuri për ty. E di që jam përpjekur të të ruaj nga bota që nga dita kur ke lindur, dhe 21 vjet më vonë ti më rehaton dhe më inspiron më shumë se sa që mund ta dish. Ti ke fuqinë që të kuptohesh me të gjithë dhe ti i bënë shumë njerëz të lumtur. Mezi po pres të festojmë sonte. Gezuar për Bella Kai Kai. Të dua.”
(Më poshtë mund të shihni fotot).