Stefi Prifti është nga ato këngëtarë që na prek zemrat të gjithëve me zërin dhe këngët e tij.
Por, këtë herë Stefi na i ka prekur ndryshe zemrat…
Rreth dy vite më parë bashkëshortja e këngëtarit u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e Stefit.
Këtë zbrazëti Stefi e ka shprehur nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruan se ai thjesht jeton në këtë jetë që e la Marina e tij e dashur.
“Marinka! Unë thjesht jetoj në këtë jetë ku më le!”