Këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’, Era Istrefi po vazhdon me suksese të shumta në karrierën e saj.

Së fundmi, Era ishte e pranishme në një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndezi publikun me muzikën e saj.

Advertisement

Gjithnjë ka goditur me stilin e saj, edhe kësaj radhe Era kishte veshur pantallona që kishin të stampuara fytyrën e të famshmes, Paris Hilton.

Kjo i ka tërhequr vëmendjen milioneres, e cila nuk ka hezituar t’i lë një koment Erës.