Ajo është një nga dasmat më të përfolura të momentit ku sigurisht gjithëkush do të dëshironte të ishte i ftuar në këtë ceremoni.
Si çdo çift përpara dasmës edhe Besi me Xhensilën po përgatiten për albumin e fotove që do të jenë kujtim i ditës më të veçantë të jetës së tyre.
Por, ditën e ceremonisë njëri prej të ftuarve nuk do të ketë mundësi të festojë, sepse për të do të jetë ditë pune.
Bëhet fjalë për operatorin dhe fotografin e dasmës së çiftit simpatik, Eduart Grishaj, i cili ka shkruar se mund t’shkëmbej ftesën me një dhuratë.
Shkëmbej një ftesë dasme me një Audi A5 nafte me kambio automatike, se unë gjithsesu kam me xhiru atë natë këtë dhëndrin??”, shkruan ai poshtë fotos së postuar me Bes Kallakun.
Epo nëse e keni me shumë dëshirë të jeni pjesë e dasmës, ja ku e keni një mundësi për të gjetur ftesë. Mjafton dhurata në fjalë.?