Përpara se të bëhej anëtare e familjes më të famshme mbretërore të Evropës, familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, Kate Middleton ishte një vajzë si gjithë të tjerat, me një look të zakonshëm që i përshtatej bashkëmoshatarëve të saj. Evolucioni i stilit të saj jo vetëm që ka habitur dhe vazhdon të habisë të gjithë, por ka ndikuar në shitjen rekord të disa prej veshjeve dhe aksesorëve. Duket se çdo gjë që vesh ose mbath Kate Middleton shndërrohet në një ”must” për shumë femra.

Por e dini që dukesha e Cambridge ka një aksesor të preferuar që e përdor pothuaj gjithmonë ? Po flasim për vëthët e perlës që dalin në skenë gjithmonë. Bëjnë pak pushim dhe dalin sërish, duke provuar që ato janë të denja për çdo veshje të princeshës. Këto vëthë janë një kombinim i perlave Annoushka dhe rrethit Kiki McDonough. Tanimë këto vëthë janë zyrtarisht vëthë mbretërorë pasi pavarësisht ceremonisë apo çfarë ka veshur, Kate i vë ato që prej vitit 2012.

Advertisement