Ylli amerikan, fituese e çmimit Oscar, Emma Stone është klasifikuar si aktorja më e mirëpaguar në botë duke lënë pas Jennifer Lawrence, pas një klasifikimi të përvitshëm nga revista “Forbes”, publikuar sot.

Emma Stone, 28 vjeçe, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë këtë vit në komedinë muzikore “La La Land”, ka fituar 26 milionë dollarë sipas këtij klasifikimi nga e përjavshmja.

Advertisement

Image result for Emma Stone

Ylli i filmit kult “Friends”, Jennifer Aniston, 48 vjeçe, ka arritur gjithashtu të lërë pas Jennifer Lawrence. Ajo renditet e dyta me 25,5 milionë dollarë, në sajë të kontratave të shumta publicitare apo promocinale në mbarë botën.

2- Jennifer Aniston

27 vjeçarja, Jennifer Lawrence, e cila ka fituar çmimin Oscar për “Happiness Therapy” (2012), kishte dominuar klasifikimin në vitin 2016, për të dytin vit radhazi, me 46 milionë dollarë të ardhura, në sajë të performancën në “Hunger Games”.

3- Jennifer Lawrence

Melissa McCarthy dhe Mila Kunis me 18 dhe 15,5 milionë dollarë respektivisht mbyllin listën e pesë aktoreve më të mirëpaguara.

“Dhjetë aktoret më të mirëpaguara të Hollywoodit, ku bëjnë pjesë Emma Watson, Charlize Theron, CateBlanchett, Julia Roberts dhe Amy Adams kanë paguar së bashku 172,5 milionë dollarë taksa, një rënie prej 16% krahasuar me 205 milionë nga klasifikimi i vitit 2016”, theksoi Forbes.