Kampioni portugez Cristiano Ronaldo, duket sikur ka harruar akuzat e ngritura ndaj tij për evazion fiskal dhe po shijon pushimet me partneren e tij Georgina Rodriguez. Nuk ka më asnjë dyshim për thashethemet e fundit për një shtatëzani të mundshme të modeles sensuale. Format e saj janë rrumbullakosur edhe më tej siç dëshmojnë dhe fotografitë e fundit të publikuara nga Revista Italiane “Chi”.

Advertisement

Nuk mungon përkujdesja e futbollistit ndaj të fejuarës së tij, që do ta bëjë sërish baba me fëmijën e katërt. Pak muaj më parë erdhën në jetë edhe dy binjakët e tij Mateo dhe Eva, që do të rriten me përkujdesin më të madh nga vetë portugezi, duke marr parasysh faktin se ardhja e tyre në jetë ka qënë pikërisht dëshira e Ronaldos, që ja besoi një nëne surrogate.

Ishujtë “Baleari” mbeten të preferuarat e futbollistit, që ndër vitë vazhdon të preferoj Spanjën për pushimet e tij. Diell, det, qetësi, luks dhe shumë dashuri…Eh, çfarë mund të kërkosh më shumë nga jeta?!