Një nga tenorët më me emër të Shqipërisë, Agim Hushi, i ka dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Australi.
Tenori i mirënjohur me origjinë nga Kavajë ka lëshuar një mesazh shumë të fortë në rrjete sociale pas largimit, duke akuzuar rëndë drejtuesit e Shqipërisë që sipas tij janë zbardhur nga kokaina.
Reagimi i plotë:
Së fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; në Sydney Opera!
Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!
Pas një viti qesharak më së fundmi erdha dhe unë tek termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë vetëm hajdutët, maskarenjtë, injorantët, baballarët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina!
Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombasi juaj!
Më dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për t’u çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim!
Duke lënë pas sukseset e mëdha të një sheshi qesharak me majë dhe ujëra që rrjedhin si përrenj psiqike të sëmurë dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje të botës së lirë ku emrin e kryetarit të bashkisë se një qyteti 5 milionësh se di askush dhe ku kryetari i shtetit mbanë përgjegjësi edhe për menynë e pensionistëve!
Të një shteti që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!
Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!!