Edhe Dani Alves i ka dhënë fund beqarisë, por ia ka dalë ta mbajë të fshehtë ceremoninë e martesës. Mbrojtësi brazilian dhe e fejuara e tij, Joana Sans, u martuan në mënyrë sekrete në Ibiza në një ceremoni shumë romantike, por nuk e mbajtën për shumë gjatë sekretin, derisa postuan vetë fotot në rrjetet sociale. I veshur me kostum të bardhë, ylli i futbollit dukej elegant dhe i kombinuar mjaft mirë edhe me bashkëshorten. Siç shkruajnë mediat britanike, në ceremoninë e martesës kishte shumë pak të ftuar. Dani Alves dhe modelja Joana Sanz u takuan për herë të parë kur futbollisti luante në Spanjë. 23-vjeçarja është e njohur si imazh i shumë markave të njohura si e këpucëve Jimmy Choo, por edhe protagoniste në kopertina revistash ndërkombëtare të modës, si “Elle” etj.

Advertisement