Merkato verore e futbollistëve dhuron shpesh goditje të fuqishme të skuadrave më në zë dhe futbollistëve më të shquar. Por kjo e këtij sezoni duket se ka dhuruar “bombën” më të zhurmshme, edhe pse aktualisht është në kuadrin e fjalëve. Mark Zuckerberg duket se synon të blejë ekipin e Tottenhamit dhe të futet në botën e futbollit. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga shtypi britanik, sipas të cilit, drejtuesi i “Facebook”-ut pritet të jetë në krye të një konsorciumi investitorësh amerikanë, ose më saktë shoqërisë “Iconiq Capital”, me seli në San Francisco, që është e gatshme të ofrojë një miliard stërlina.

Sipas “Daily Express”, pronari i “Spurs”-ave, Joe Lewis nuk ka aspak ndërmend të shesë aksionet e tij, pikërisht këtë vit kur Tottenham do të marrë pjesë në edicionin e radhës të Champions League, e për më tepër që po ndërton edhe stadiumin e ri, që do të jetë gati për sezonin 2018-2019. Pikërisht për këtë arsye, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të jetë e detyruar t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në mitikun “Wembley”.

Advertisement