Albumi i tij më i fundit duket si një ditar që ka dalë në dritë. Të vërteta që të gjithë i kemi ditur, por asnjëri prej çiftit nuk i ka rrëfyer. Jay Z dhe Beyonce dukeshin aq shumë perfekt krah njëri- tjetrit, sa shpesh na kanë bërë që të mos e “duam lidhjen tonë” e cila sigurisht ka uljet dhe ngritjet e saj. Por në albumin 4:44, Jay Z na ka suprizuar pa masë. Ai ka pranuar së fundmi se martesa e tij prej 9 vitesh me divën Beyonce Knowles nuk është e ndërtuar 100% mbi të vërtetën.

Ai është shprehur se ka pasur shumë vështirësi që pas atyre gënjeshtrave të bashkohej sërish me bashkëshorten e tij dhe të punojë së bashku me të.

Advertisement

“Kjo është jeta ime e vërtetë. Thjesht u ndodha këtu dhe ndërtuam diçka shumë të madhe e cila nuk u ndërtua plotësisht mbi të vërtetën dhe pak nga pak filloi të krisej. Arritëm në një pikë dhe tha OK, do t’ia nisim nga e para. Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë”, shprehet reperi.

Një ndër arsyet se përse kjo marrëdhënie nuk ka funksionuar si duhet, Jay Z tregon se ka qenë pikërisht ‘fama’, të qenurit në vëmendjen e të gjithëve. Por ai shprehet se e ka nxjerrë mësimin që duhet. Albumi i tij është ndër më të përfolurit të momentit. Ai përfshin një këngë ku i kërkon ndjesë Beyonces për tradhtinë, pjesë e saj është dhe vajza e vogël 5- vjeçare Blue Ivy teksa reponte, e ndërsa së fundmi e vërteta e hidhur se marrëdhënia e tyre nuk është e ndërtuar mbi të vërtetën.