Të gjithë besoj e mbajmë mend historinë e Chris Brown me Rihannën. Më shumë sesa historinë e tyre te dashurisë, mbajmë mend dhunën që reperi ushtroi ndaj këngëtares. Gjithë këto vite ndoshta e kemi pyetur veten dhe kemi qenë kurioz, se pse Chris dhunoi barbarisht Riri-n. Në një film dokumentar të realizuar vite më parë por që do të transmetohet këtë verë, reperi amerikan pranon se ka ngritur dorë mbi këngëtaren, duke zbuluar edhe shkakun që e ka çuar deri në këtë veprim.

“E kam tradhtuar me një bashkëpunëtore. Rihanna kishte dyshime dhe më ka marrë në pyetje, por unë nuk kam pranuar asgjë. Dhe pikërisht atë mbrëmje femra, me të cilën e kisha tradhtuar është ofruar tek tavolina jonë. Rihanna është çmendur, ka marrë gjërat e saj dhe ka dalë jashtë”, -ka thënë Brown.
Ndërkohë kureshtja e Rihanna-ës për të parë se me kë shkruante Chriss, duket të ketë qenë shkaku që më pas Chriss ka ngritur dorë mbi të.

Advertisement

“Jemi shtyrë, ajo më ka goditur, ndërsa unë e kam kafshuar në dorë. Dhe kështu ka filluar e tëra dhe gjërat kanë dalë jashtë kontrollit”, -tregon më tej Chris, i penduar tashmë për veprimin por që nuk mund ta kthejë më prapa.