Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot në vizitën e tij në Izrael, bindjen e tij se ekziston një mundësi e rrallë për paqe në rajon.

”Kemi përpara nesh një mundësi të artë për të ofruar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në këtë rajon”, deklaroi ai në aeroportin ndërkombëtar të Tel-Avivit ku avioni presidencial u ul pak para orës 12:30 .

“Por nuk mund të arrihet në këtë përfundim pa një bashkëpunim të ndërsjelltë. Nuk ka zgjidhje tjetër”, paralajmëroi ai.

Advertisement

“Arsyeja e vizitës sime në këtë tokë të shenjtë është për të rikonfirmuar lidhjet e forta mes SHBA dhe shtetit të Izraelit”, theksoi ai gjatë një deklarate të shkurtër.

Pak më herët, në bordin e avionit “Air Force One”, kreu i diplomacisë Rex Tillerson vuri theksin se ishte rasti i duhur për të shënuar progrese në bisedimet e paqes.