Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se po artikulon ëndrra diktatoriale dhe se protestën e opozitës e quan një lojë shahu. Nga çadra, Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mos guxoja të shohë ëndrra të tilla sepse në të kundërt do të përfundojë si diktatori.
“Thirri mendjes kur artikulon ëndrra diktatoriale sepse të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron këtë një lojë shahu. Këto halle që ju mbledhin juve këtu në çadër, nuk i sheh Edi Rama dhe kupola e Republikës së Vjetër. Ai nuk e sheh të vërtetën siç e shohin shqiptarët. Ai iu sheh juve si gurë shahu në lojën e tij të shahut. Kjo nuk është lojë, kjo lëvizje nuk është lojë dhe Republika e Re nuk është lojë.
S’ka për të pasur zgjedhje pa opozitën. Nuk do ketë votime moniste. Mos abuzo sepse unë me të gjithë shqiptarët do ta mësojmë se kjo nuk është një lojë shahu. Do kemi një qeveri teknike që do zbatojë ligjin e dekriminalizimit do garantojë votën e lirë. Ose zgjedhje të lire e të ndershme ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, tha Basha.